Ahmeti: Stabilizohet gjendja pas vërshimeve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se përkundër dëmeve nga vërshimet që e morën Prishtinën nga shiu i rrëmbyeshëm gjatë së hënës, tash gjendja është stabile.

Përmes një statusi në Facebook Ahmeti shkruan se ka pasur parti politike që i janë gëzuar vërshimeve në kryeqytet.

“P.S. Nje parti politike iu gezua vërshimeve dhe si duket kanë shpresuar që të jetë edhe me keq, vetëm e vetëm që të leshojnë një komunikate kundër qeverisjes komunale. S’kam koment!!!”, shkruan Ahmeti.

Artikulli paraprakKSHZ-ja publikon listën me votuesit e kontestueshëm
Artikulli vijuesTurqi, lokja 113-vjeçare në “kujdestari për demokraci”