Kurti mbetet në burg

Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Albin Kurti.

Kështu, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokates mbrojtëse kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 28 nëntor.

Apeli nëpërmejt një komunikate thotë se i pandehuri po dyshohet nga ana e prokurorisë për tri vepra penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, neni 375i KoditPenal të Kosovës; Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtarenganeni 409 i këtij kodi, si dheshkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas nenit 365, të të njëjtit kod.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore se nuk ekziston dyshimi i bazuar, nuk qëndrojnë, ngaseprovattë cilat i ka prezantuar prokurori, në këtë çështje juridiko-penale, si ekzaminimi i vendit të ngjarjes, fotografitë dhe video-incizimet e marra nga regjia e objektit, ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, e argumentojnë dyshimin e bazuar, respektivisht, japin njohuri që do të bindte një vëzhgues objektiv, se një vepër penale ka ndodhur, dhe se personi në fjalë ka më shumë gjasë që ta ketë kryer atë, se sa mos ta ketë kryer. Gjykata e Apelit vlerëson, se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit vetëm konform nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe sepër këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye te qarta dhe konkrete.Faktise i pandehuribrenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ai prapë do të vepronte njësoj”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakVret shokun me plumb pas koke dhe e hedh në rrugë
Artikulli vijuesKajro, 18 të vrarë nga sulmi i përgjakshëm në një restorant