Parlamenti grek ka aprovuar me shumicë votash, 206 nga 230 deputetë të pranishëm, një projektligj që do të përshpejtojë ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare në Athinë.
Ministri grek i Arsimit ka deklaruar se, ndërtimi i saj largon rrezikun e terrorizmit islamik dhe se Greqia nuk duhet të përsërisë gabimet që janë bërë në Francë dhe Belgjikë.
“Ekzistenca e xhamive joformale është një turp për vendin dhe për myslimanët. Është gjithashtu një rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e të gjithëve. Xhamia në Athinë është vetëm hapi i parë. Ne jemi tashmë në zbatimin e hapit të dytë. Kemi dhënë tashmë lejen për 4 xhami, një nga të cilat është në Tebë”, tha Nikos Filis, ministër i Arsimit.
Por, kundër projektligjit ka votuar partia e koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, si dhe “Agimi i Artë”, deputetët e të cilit edhe njëherë kanë reaguar me fyerje të ashpra dhe ekstreme ndaj myslimanëve, duke iu referuar një sondazhi që, sipas tyre, 72 për qind e popullit grek është kundër ekzistencës së myslimanëve në Greqi, përcjell TCh.
“Agimi i Artë, besnik ndaj parimeve të tij dhe duke pasur në anën e tij shumicën dërrmuese të popullit grek, premton dhe do të përpiqet që kurrë dhe askund të mos ketë xhami në Athinë”, tha Nikolaos Michaloliakos, udhëheqës i “Agimit të Artë”.
Projektligji i hap rrugën zgjidhjes së çështjeve administrative, që kanë vonuar për gati 10 vite ndërtimin e një xhamie zyrtare në kryeqytetin grek, ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.
You Might also Like
ENDE PROBLEM ME PUNË DINJITOZE
“Dita Botërore për Punë Dinjitoze” e gjen Kosovën me probleme të shumta rreth punësimit dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Emiri i Katarit pritet nga lideri i Hamasit
Emirit të Katarit i është bërë një pritje prej heroi, gjatë vizitës së sotme në…
By
Redaksia
1 Min Read
Fundi i “Babës” në Kushtetuese
Më 18 prill do të dihen kandidatët, të cilët pretendojnë të zëvendësojnë kryetarin e Gjykatës…
By
Redaksia
1 Min Read
Veterani i CIA-s: Hitleri mbijetoi. Ja se çfarë ndodhi me të
Një agjent veteran i CIA-s pretendon se ka dëshmi se Adolf Hitler falsifikoi vdekjen e…
By
Redaksia
1 Min Read
ANKTHI I QUAJTUR ATEIZËM
bazuar në veprat e HARUN YAHYA Edhepse Zoti i shfaq faktet e ekzistencës së Tij…
By
Redaksia
7 Min Read
Mediat Belge: Terroristi nga Parisi Abdeslam plagoset gjatë një operacioni policor
Një varg sulmesh terroriste ndodhën më 13 nëntor të vitit 2015 në Paris, me ç’rast…
By
Redaksia
1 Min Read
