Në video shihet se si djaloshin e trembur një pjesëtar i ndihmës së shpejtë e vendos në autoambulancë duke e lënë derën hapur për të sjellë edhe disa persona të plagosur.
Disa orës pas sulmeve ajrore në Halep, forcat opozitare siriane publikuan fotografi dhe video tronditëse të një fëmije 5 vjeç, të nxjerrë nga rrënojat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në video shihet se si djaloshin e trembur një pjesëtar i ndihmës së shpejtë e vendos në autoambulancë duke e lënë derën hapur për të sjellë edhe disa persona të plagosur.
Fëmija, i mbuluar i tëri me gjak dhe pluhur, me qetësi qëndron ulur në karrige duke shikuar me tmerr drejt fotoreporterit. Në një çast me dorë e fshin gjakun nga balli dhe më pas e fshin në karrige.
Fotografia dhe videoja e 5 vjeçarit është publikuar në shumë media botërore, ndërsa është shpërndarë edhe në rrjetet sociale si simbol i luftës në Siri.
Mjeku nga Halepi, Osama Abu al-Ezz konfirmoi se bëhet fjalë për pesëvjeçarin Omran Daqneesh. Fëmija i plagosur është transportuar në spitalin “M10” pas sulmeve të djeshme ajrore në lagjen Qaterji.