Tragjedia në rezervuarin e Qatromës në Korçë. Nxirren trupat e dy të rinjve të mbytur (FOTO)

Trupat e Berti dhe Rei Tahirllari u nxorrën rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga rezervuari i Qatromës.

Ata u mbytën të premten teksa po peshkonin.

Rrethanat se ndodhi tragjedia janë të paqarta. Ngjarja nuk pati dëshmitarë.

Një bashkëmoshatar gjeti rrobat e tyre buzë rezervuarit.

Pasi i kishte kërkuar për disa minuta, kishte njoftuar familjarët e tyre.

Kërkimet gjatë mbrëmjës së djeshme nuk sollën rezultat.

Polumbarët e RENEA –s u futën sot në liqen dhe pasi disa orë kërkimesh i gjetën dy trupat pranë njëri – tjetrit.

Foto e publikuara nga lapsi.al janë bërë në momentin e nxjerrjes së tyre.

4bb66747-5e94-41dd-a7a2-00b8ba4e39b7 97c63ae5-9bb7-4c96-93ce-0656a074fa89 f5d443e3-d8bd-4b72-b6d4-3ccf99ceb11d

Artikulli paraprakBashkëluftëtarët nuk ia falin presidentit Thaçi: Vizita tek memorialet e serbëve fyerje për luftën e UÇK-së (Video)
Artikulli vijuesFlet babai i kosovarit që u arrestua në Vlorë: S’ka lidhje me terrorizmin, është në depresion