1-Për një lëkurë të lëmuar:
Bëj që dashuria të jetë amperi yt kryesor në ç do veprim me familjen tënde,largoju mërzitjes dhe bëhu optimiste. Pranoje të vërtetën ashtu siç është pa e deformuar e do të shohësh që në fytyrën tënde do të këtë gjithnjë freski dhe bukuri.
2- Për të pasur sy të bukur dhe të shëndritshëm:
Shiko me një shikim të embël tek i dashuri yt (burri), përqëndroje shikimin tënd plot dashuri tek sytë e tij me qëllim që të arrijnë në zemrën e tij, atëherë edhe zemra e tij i përgjigjet syve të tu.
3- Për të pasur buzë të bukura:
Përdor gjithnjë fjalë të mira, të kuptueshme dhe plot dashuri.Ule zërin tënd dhe qëndro sa më afër kur të bisedosh me bashkëshortin tënd. Trego respekt për të dhe gjithmonë nga goja jote të dalin fjalë që ia qetësojnë zemren dhe e bëjnë të ndjehet mirë.
4- Për të pasur duar dhe gishtërinj të butë:
Gratë tuaja në dynja do të jenë gratë tuaja edhe në Xhenet. Nëse ndodh qe të ketë mosmarveshje mes jush, atëherë kape për duarsh dhe thuaji: “Kjo është dora ime mbi dorën tënde dhe unë nuk do ta largojë atë nga këtu derisa ti të jeshë i kënaqur prej meje.”
5- Për të pasur veshë të mirë dhe të bukur:
“Mundohu të dëgjosh vetëm fjalët e mira dhe të largohesh sa të mundesh nga thashethemet dhe fjalët që do ta hidhëronin burrin tënd. Bindju atij, dëgjoi mirë porositë që të jep dhe mundohu t’i zbatosh ato. Nëse nga ai dëgjon diçka që nuk të pëlqen, atëherë mundohu ta këshillosh me butësi dhe pa e vënë në siklet apo pa e bërë të ndihet fajtor.
Nëse çdo femër i zbaton këto mënyra me lejen e Allahut të Madhëruar do të jetë femra më e bukur dhe gruaja më e mirë për burrin e saj.