10 rregullat e të bashkëjetuarit me vështirësinë:
1. Ti nuk je i vetëm.
2. Allahu çdo gjë e përcakton në bazë të një urtësie.
3. Sjellësi i të mirës dhe larguesi i të keqes është vetëm Allahu, prandaj lidhe zemrën vetëm me Atë.
4. Ajo që të erdhi nuk ndodhi rastësisht dhe ajo që nuk të erdhi nuk mund të të vinte.
5. Njihe realitetin e kësaj bote dhe do të qetësohesh.
6. Mendo mirë për Zotin tënd.
7. Ajo që zgjodhi Allahu për ty është më e mirë se ajo që zgjedh ti për vetveten.
8. Sa më shumë të shtohet vështirësia aq më pranë është edhe ndihma.
9. Mos u preokupo shumë për mënyrën se si të dalësh nga situata e rëndë, sepse Allahu kur e sjell lehtësinë, atëherë i lehtëson shkaqet.
10. Lutu, sepse lutja është nga çelësat që hapin portën e lehtësisë.
Thotë Ibn El-Kajim: Mos mendo se është suksesi yt që ti vepron vepra të mira, por ti je një njeri që Allahu e deshi dhe e inspiroi drjet veprave të mira, prandaj mos e neglizho këtë dashuri të Allahut për ty, që të mos të largohet