I thashë: “Nënë, ti je zana ime”.
Nëna ime qeshi me zë të lartë.
“Jam serioze nënë. Ti di aq shumë gjëra.”
“Bija ime, unë mundohem t’u përgjigjem sa më mirë pyetjeve tua. Ndërsa kur të plakem ti nuk do të kesh nevojë për mua”, m’u përgjigj.
“Jo, nënë e dashur, unë do të kem gjithmonë nevojë për ty. Kjo nuk do të ndryshojë.”
Fjalët e nënës akoma jehojnë në zemrën time sa herë që e shikoj qiellin:
“Bija ime, asgjë në këtë botë nuk mbetet e njëjtë, pos qiellit të kaltër.”
Tashmë kanë kaluar dhjetë vite që nëna ima ka ndërruar jetë. Por unë them në vete: “Nënë e dashur, u mashtrove vetëm në një gjë: “Bija jote akoma ka nevojë për ty.”
Autor: Saman Rahman
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)