Urtësi të çmuara nga dijetarët muslimanë

Ali Et-Tantavi

“Më than të kryeja shkollën fillore për të ardhmen time, pastajmë than që edhe të mesmen duhet kryer për të ardhmen time, po ashtu më than edhe për fakultet edhe studimet pasuniversitare dhe të gjitha i mbarova. Pastajmë than se duhet të punoja për të ardhmen time, e po ashtu më than se duhet të martohesha për të ardhmen time dhe pasi që u martova më than se duhet të kem edhe fëmijë për të ardhmen time, dhe ja unë po e shkruajë këtë ngjarje për të ardhmen time ndërsa mosha ime është 77 vjeç por ajo e ardhme ende nuk erdhi? E ardhmja i ngjason asaj pëlhurës së kuqe të vënë në brirët e demit, e i cili vrapon për ta kapur por që nuk e kap dot. Çdo e ardhme kur të arrihet bëhet e tashme, e tashmja bëhet e kaluar dhe ti prapë mbetesh duke e kërkuar të ardhmen e ardhmërisë tënde por që e ardhmja më e mirë është nëse arrin që të fitosh kënaqësinë e Allahut xh.sh”.

Aid El-Karni

“Nëse nuk ke mundësi që të ua dhurosh një lekë skamnorëve atëherë së paku mos i privo ata nga buzëqeshja, falja, fjala e mirë dhe lutja jote e sinqertë”.

“Shiko mirësitë e Allahut xh.sh ndaj teje që të falënderosh Atë dhe shiko mangësitë tua që të kërkosh falje prej Tij”.

“Përshëndeti njerëzit me selam, priti ata me buzëqeshje, trego kujdes dhe dhurova vëmendjen tënde nëse dëshiron që të jesh i dashur dhe i afërt ndaj tyre”.

Abd El-Aziz Et-Turejfi

“Mos e krahaso asnjëherë dynjanë tënde me dynjanë e tjetrit, sepse nëse ti triumfon ndaj tij do të bëhesh mendjemadh e nëse ai triumfon ndaj teje do të mbash inat (hased) ndaj tij: “… dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!” Pastaj hyri në kopshtin e vet, duke qenë i padrejtë ndaj vetes së tij…” (Kehf, 34)”.

“Lutja që është më afër pranimit është lutja e bërë në sexhde. Sexhdia më e pranuar është sexhdia e bërë në errësirën e natës andaj kujtdo që i janë rënduar brengat dhe i janë shtuar problemet, qoftë personale apo të myslimanëve, le ta shfrytëzoj këtë kohë për lutje duke shpresuar në pranimin e tyre”.

Salih El-Megamisi

“Besimtari nuk duhet të ia lejojë vetës të flejë përderisa e ka për qëllim që të bëjë mëkat ndaj Allahut xh.sh në mëngjes”.

“Dobia më madhore dhe më e çmuar që besimtari mund të përfitojë nga leximi i Kuranit është njohja e Allahut xh.sh”.

Ahmed Esh-Shugejri

“Dy gjëra do te të bëjnë më të urtë dhe më të mençur: Librat që lexon dhe njerëzit me të cilët shoqërohesh”.

Selman Ibn Fehd El-Audeh

” Prej mirësive më të mëdha që mund të përfitojë njeriu në jetë është mundësia e adaptimit dhe përshtatshmërisë me rrethanat dhe kushtet e ndryshme dhe të vështira”.

Përgatiti: Artan Musliu

(Islampress)

Artikulli paraprakShtatë aktivitete shpirtërore dhe produktive për çdo ditë
Artikulli vijuesLetër prindërore