Në plazhet e qytetit port të Nicës patrullojnë ekipe të armatosura policore të cilët largojnë, gjegjësisht dëbojnë gratë që mbajnë burkini, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në Nicë janë shprehur se burkini, veshje me këmbë dhe duar të gjata me kapelë në vend të shamisë, të cilën në plazh apo pishinë e mbajnë muslimanet me hixhab, “haptazi shpreh përkatësinë religjioze në kohën kur Franca është objektiv i sulmeve terroriste”.
Pas Nicës mbajtjen e burkinit e ndaluan edhe qytetet Sisco dhe Kan.
Mediat franceze regjistruan fotografi dhe video të policëve të armatosur të cilët në Nice patrullojnë nëpër plazhe.
“Qëndroja ulur në plazh me familjen time. Madje nuk kisha as burkini por vetëm hixhab, nuk kisha ndërmend të bëja not”, tha 34 vjeçarja Siam e cila u dëbua nga plazhi.
Dëbimin e grave me burkini nga plazhet e dëshmoi edhe Mathilde Cousin.
“Gjëja më pikëlluese është se njerëzit që ishin të pranishëm brohorisnin: “Shko në shtëpi”. Disa madje edhe i duartrokisnin policisë”, tha Cousin.