Shkon në 50 numri i viktimave nga tërmeti në Itali

Mediat italiane bëjnë të ditur se numri i viktimave që vdiqën nga tërmeti 6.2 shkallë që ndodhi në Itali, gjegjësisht në Romë ka shkuar në 50

Deri tani thuhet se 50 persona kanë vdekur nga shkatërrimi i qytetit të Perugia’s, mirëpo dëme ka pasur edhe në disa fshatra në afërsi të kryeqytetit të Italisë, Romës.
Dridhjet e fuqishme janë ndjerë edhe në Romë. Gjithashtu raportohet se qindra të tjerë janë të lënduar.
Epiqendra e tërmetit ishte 76 kilometra në juglindje të qytetit Perugia. 

Artikulli paraprakFashizmi Islamik
Artikulli vijuesFrancë, policia dëbon gratë me burkini nga plazhet e Nicës