Alma Lama ka marrë dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për ambasadore në Romë të Italisë. Emërimi i deputetes Lama vjen tri ditë pas raportimit të gazetës se dekretimi është bllokuar për shkak të mungesës së votave të koalicionit për votimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Për marrjen e dekretimit ka shkruar vetëm Lama në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Lama, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ajo e ka quajtur moment emocional dekretimin. “…sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore”.
Deputetja e deritashme e LDK-së ka thënë se është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe.
“Ajo çfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm. E për disa të tjerë, është bërë motiv për të më sulmuar pa zgjedhur mjete”, ka shkruar më tej Lama.
Propozimi i Lamës për ambasadore në Romë ka ardhur pasi ajo kishte mundësuar kuorumin në kuvend, me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës.
Lama kishte qenë një kundërshtare e madhe e Thaçit, duke thënë se nuk do t’ia mundësonte asnjëherë që një njeriu të “korruptuar” t’i kapë majat e pushtetit.
Por vetëm dy muaj më pas, Lama ndryshoi qëndrim duke kontribuar në zgjedhjen e Thaçit, përmes prezencës fizike dhe pjesëmarrjes në votim.
You Might also Like
Erdogan: Përpjekjet për destabilizim i kanë kushtuar Turqisë miliarda dollarë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Pallatin presidencial në Ankara priti në drekë diplomatët turk…
By
5 Min Read
Pesë mënyra për të treguar respekt dhe solidaritet ndaj atyre që agjërojnë
Muaji i Ramazanit është muaji i veçantë në kalendarin islamik, ku myslimanët praktikues tregojnë respektin…
By
5 Min Read
Kriza "godet" edhe rritet e festës së Kurban Bajramit
Një ditë para festës së Kurban Bajramit Tetova gjallëron.Thuhet se kjo gjallëri tashmë ka humbur…
By
1 Min Read
Jahjaga kërkon t’u bëhet vend refugjatëve sirianë
Ajo ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e…
By
1 Min Read
SHBA, thatësira më e rëndë e shekullit
Zona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prekur nga thatësira u rrit në mënyrë…
By
1 Min Read
Çmenduri e llojit të vet: “Argumenti se Zoti e ka çuar Gruevskin ta udhëheqë Maqedoninë”
Me titullin “Argumenti se Zoti e ka çuar Gruevskin ta udhëheqë Maqedoninë”, portali maqedonas “Dokaz.mk”…
By
1 Min Read
