“Vetëvendosje” ndonëse është forca e tretë politike në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon të injorohet nga ndërkombëtarët, e veçanërisht nga zyrtarët amerikanë. Personalitete të politikës amerikane gjatë vizitave në Kosovë, në shumë raste kanë shmangur takimet me lidershipin e “Vetëvendosjes”.
Medelein Albright erdhi në Kosovë për të marr pjesë në samitin ndërkombëtar të grave, e në këtë rrugë ajo takoi edhe liderët politikë të vendit. Ajo arriti t’i bëjë bashkë Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Blerim Shalën, por nuk u kujdes që aty të ftojë edhe Albin Kurtin, edhe pse subjekti politik i këtij të fundit është i treti më i votuari në zgjedhjet e fundit nacionale, shkruan gazeta lajm.
Nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë i shtetit apo i politikës amerikane, shmang takimet me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Këtë subjekt politik, përveç tjerash, akoma nuk e ka vizituar as ambasadorja e re amerikane në Kosovës, Treisi Xhakobson.
Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Erzen Vraniqi, ka thënë se nuk kanë qenë të ftuar nga Albright në takimin që ka pasur me Thaçin, Mustafën e Shalën.
“Nuk kemi qenë të ftuar”, ka thënë Vraniqi. Por, ai ka një arsye pse nuk janë ftuar në këtë takim, ndonëse nuk është vetëm Albright që nuk i fton në takime të tilla.kohaislame
You Might also Like
Ministri i Shëndetësisë thotë se Fondit të Sigurimeve i duhen 2 vjet që të jetë në funksion
Fondi për Sigurime Shëndetësore ishte premtuar nga dy ministrat paraprakë, por nuk u realizua. E…
By
Redaksia
6 Min Read
Shqiptari i radhës që vritet në Siri
Një shqiptarë nga Maqedonia është regjistruar si viktima e radhës që ka humbur jetën në…
By
Redaksia
1 Min Read
Korrupsioni dhe shpëlarja e parave, kancer i shoqërisë
Megjithëse Kosova ka ligje të mira për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk…
By
Redaksia
5 Min Read
Kosova e heshtur përballë paralelizmit serb
Në pjesën veriore të vendi ka më së paku Kosovë. Atje ligjin e bëjnë “të…
By
Redaksia
1 Min Read
Premtimi ndër vite i Hashim Thaçit për formimin e ushtrisë
“Kjo do të jetë parada e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me…
By
Redaksia
4 Min Read
U testuan 30 mijë semimaturantë, testi u shpërnda në Facebook (Foto)
Mnistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se sot në të gjitha komunat e…
By
Redaksia
3 Min Read
