Zëri i ezanit karakterizoi MuslimFest 2016 të organizuar për herë të 12-të në qytetin Mississauga, në Kanada, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali i organizuar nga shoqatat dhe firmat muslimane nga rajoni i Toronto-s u mbajt gjatë fundjavës.
Në Kanada ku thërritja e ezanit me zë të lartë nga minaret apo qendrat e zërit është e ndaluar, gjatë dy ditëve të kësaj fundjave ezani është thërritur në ambient të hapur, në kohët e namazeve të drekës, ikindisë, akshamit dhe yacisë.
Imami i xhamisë turke në North York, Bilal Gülmez i cili thërriti ezanet tha: ”Thërrasim ezanin çdo kohë të namazit në xhami. Madje lexojmë edhe pjesë nga Kur’an-i, por këtu e kam thërritur me një tjetër ndjesi ezanin. Ndërkohë që thërrisja ezanin i lutesha Zotit që të dërgojë tek populli i Kanadasë sekretin e ezan-ı Muhammedi-së. Shpresoj që një ditë edhe në këtë krahinë të thërritet ezani nga minaret apo qendrat e zërit.”
Gülmez krahas thërritjes së ezanit gjatë gjithë festivalit ka lexuar pjesë nga Kur’an-i Kerim.
Pjesë e këtij festivali ishte edhe grupi Mehter i Bashkisë Kartal në Stamboll të cilët me performancën e treguar mblodhën pëlqimin e të gjithë të pranishmëve.
Në festival janë tregtuar shumë lloje ushqimesh, veshmbathjesh dhe produkte zbukurimi, ndërkohë nuk janë harruar edhe fëmijët pasi për ta kishte lodra të shumta me anë të së cilave u përshtatën ambiente festive. Krahas trenave të vegjël dhe varkave për fëmijët kishte dhe ngjyrosje fytyre dhe ambiente me lodra të fryera.