Një organizatë kosovare e cila promovon vlerat natyrore të shtetit fqinj, ka publikuar disa foto të cilat ajo pretendon se dëshmojnë faljen që i bëhet Malit të Zi nga ana e Republikës së Kosovës, në rast se marrëveshja e demarkacionit kufitar ndërmjet dy vendeve kalon në Kuvendin kosovar.
Pamjet përrallore të natyrës së Kosovës dhe vijëzimi grafik i faljes së mundshme, tregojnë edhe më mirë përmasat e asaj që mund të humbasë Kosova në rast se politikanët e saj e miratojnë marrëveshjen, duke bërë kështu një akt, që akademiku Rexhep Qosja, e ka konsideruar si një tradhti që do të bëhej ndaj shqiptarëve./Mapo.al
Organizata në fjalë, “Hiking Njeri”, shkruan në facebook-un e saj:
Për neve këto bjeshkë kanë rëndesi jetike. Ne nuk jemi ekspertë të kufijve por sipas shumë informatave që ne marrim nonstop gjithandej bjeshkëve, këto pjesë kanë qenë gjithmonë të Kosovës. Këtë na kanë kumtuar gjithmonë shumica e fshatarëve nga bjeshkët kufitare të Malit të Zi dhe Kosovës.
Gjatë gjithë këtyre viteve në ecje kurrë nuk kemi pa ndonjë malazez në ato vise. Në atë tokë nuk ka asnjë banor të vetëm nga Mali i Zi. Gjithashtu, me demarkacion një pjesë e vogel e kufirit te Kosoves (në krahasim çka humbim) hyn thellë në Mal të Zi në regjionin e Rozhajës, pjesë që nuk ka qenë e Kosovës në 100 vitet e fundit. Kjo u shkakton telashe edhe banorëve të Rozhajës që tashmë nuk do të kenë çasje në bjeshkën e Hajlës. Shumë bjeshkatarë nga Mali i Zi direkt na kanë lutë që këtë qështje ta bëjmë të madhe në mënyrë që kufiri të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
Organizata jonë Hiking Njeri është totalisht apolitike por kemi dëshirë dhe punojmë që Kosova të jetë vend atraktiv dhe i popullarizuar për bjeshkatari dhe “outdoor” aktivitete. Nëse këto bjeshkë që ne kemi vizituar me dhjetra herë humben, Kosova do të jetë shume më e varfër me natyrë përrallore.
Shpresojmë shumë që para se kjo qeshtje të shkoj në votim, deputetet ti kenë disa minuta të lira dhe ti shiqojnë këto pamje të bjeshkëve që rrezikohen të mbesin jashtë Kosovës.
Neve bjeshkatarëve kjo punë po na duket si në ëndërr.
Nuk po mund të besojmë që kemi kësi politikan që do të falin bjeshkë përrallore për viza, e që normalisht do të shfrytezohen vetëm nga një përqindje e vogël e njerëzve që kanë mundësi të udhëtojnë.
Le të mbetet kjo punë në ndërgjegjjen e tyre.
Knaquni me pamje të bjeshkëve tona madhështore !