Teleferiku, e ardhmja e transportit urban në qytete

Teleferiku do të jetë mjeti i transportit urban në të ardhmen. Janë të sigurtë dhe të qetë, ekonomike dhe të shpejtë, janë shembujt e Londrës gjatë Olimpiadave, të Rio de Janeiro, Singaporit dhe Medellin në Kolumbi.

Në qytetet e të ardhmes, do të mund të shkojmë në punë, apo të lëvizim nëpër qytet me teleferik dhe jo më me mjete normale transporti urban. Ky lloj teleferiku, duke respektuar ajrin, nuk lëshon gaz toksik dhe kjo ka qenë tema e edicionit të parë të Citytech që është zhvilluar në Milano, ku është folur për mënyra të ndryshme të mjeteve lëvizëse dhe risitë e tyre. Teleferiku i parë urban në Itali, mund të aktivizohet në qytetin e Xhenovës. Ky projekt ka kaluar shumë burokraci dhe tashmë është dërguar kërkesa në Bashkimin Europian për të marrë financime. Edhe në kryeqytetin italian, Romë, nga më shumë se 10-të vite është krijuar një projekt i tillë, që më pas është ndaluar nga Ministria e Kulturës. Kryeqyteti i Francës,Parisi, do të ketë një transport të tillë në vitin 2015-të, gjithashtu edhe në Londër, me rastin e Olimpiadave të 2012-tës, është realizuar nga një sponsorizim milioner, për tu lidhur me vendin ku po zhvilloheshin Olimpiadat. Gjithashtu në Amerikën e Jugut në Rio de Janeiro, teleferiku lidh një lagje rezidenciale me qendrën e qytetit. Ndërsa në Medellin, në Kolumbi, nga viti 2006-të, një teleferik lidh periferinë me qendrën e qytetit dhe transporton 6 mijë pasagjerë në orë. Avantazhet e kësaj risie, janë të shumtë nga ana ambientale, pasi teleferikët nuk ndotit atmosferën dhe harxhojnë më pak energji elektrike, por disavantazhi i vetëm është që mund të prishin imazhin e pejzazheve dhe të vlerave kulturore dhe monumentale të qyteteve./aonline/kohaislame

Artikulli paraprakKriza, islamofobia e racizmi ndikojnë në kthimin e mërgimtarëve nga Evropa
Artikulli vijuesPDK e para me vota në nivel vendi