Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, të hënën rreth orës 17:30 do të votojë raportin e raportueses së Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën ka deklaruar Tanja Fajon.
Fajon kishte deklaruar se për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është një prej argumenteve kryesore që të vazhdohet me liberalizimin e vizave.
Menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tërhoqi nga rendi i ditës projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Ajo ka reaguar në Twitter se të gjithë duhet të jemi të njëzëshëm për të ecur përpara me liberalizim të vizave, duke i bërë thirrje Kosovës që të përmbush kushtet që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në vendet evropiane./albeu.