Indonezi: Është gjetur kutia e dytë e zezë e aeroplanit rus

Ushtria e Indonezisë ka gjetur kutinë e dytë të zezë të aeroplanit Sukhov i prodhimit rus i cili është rrëzua në fillim të këtij muaji.
Operacion i cili është udhëhequar nga Ketut Purva, tha se kuti është gjetur të mërkurën.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të mësuar pse Sukhov me 45 persona në bord u rrëzua. Kuti e parë e zezë është gjetu më 16 maj.
Piloti i aeroplanit kishte kërkuar që të ulej pak para se aeroplani të zhdukej krejtësisht nga radarët në një terren malor. Të 45 njerëzit në aeroplan e kanë humbur jetën./BS/kohaislame

Artikulli paraprakStefanoviq i revoltuar: ndalimi i targave serbe hap i njëanshëm
Artikulli vijuesIrani pranon prezencën e trupave iraniane në Siri