Jo të gjithë e kanë pritur mirë praninë e klasës politike shqiptare në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në rrjet ka patur jo pak indinjatë për kontrastin e fortë mes shenjtores shqiptare të Kalkutës dhe klasës politike të vendit tonë që konsiderohet ndër më të korruptuarat në ballkan dhe më gjerë.
“Çohu moj, çohu moj grua e mos rri më në varr. Leviz dhe ik, arratisu dhe zhduku. Ta bene pis edhe festen e shenjterimit tend, na e njollosen edhe racen tone. Ah moj Terezë e Kalkutës, bela e madhe kjo origjina jote. Mbete rrugeve te botes duke ndihmuar te tjeret dhe keta tanet kurre nuk ndihmuan njerzine tende. Mut ata komunistet barkthare te regjimit para viteve ’90, mut edhe keta kriptokomunistet me kostume te shtrenjta te post ’90-es.
Ik o grua,ik. Mblidh kokallat dhe arratisu edhe nga varri, edhe nga parajsa. Ik o grua dhe mos shiko pas se do vjellesh. Do vjellesh e do cmendesh kur ti shikosh si kapardisen atje ne Vatikan keta horrat tane te pacipe. Ishin te gjithe krekosur ne Shen Pjeter dhe si gabrielë inoçentë pretendonin se së brendshmi ndjenin edhe ata fuqine hyjnore porsi ty”, – shkruan Bledi Mane në një koment me titullin “Shejtanët në Shenjtërim”.
“Kur shoh bashkëqytetarët e mi të hutohen pas shenjtërimit të Nënë Terezës si nxënësit që shohin një flutur në klasë, pyes veten se si nuk del njeri t’i bjerë tavolinës së mësuesit duke thënë: Mendjen këtu!”, – shkruan ndërkohë Arlind Qori.
Edhe ndër artistët ka patur reagime.
Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, shkruan: “Çudi! Nuk u mbush fb me fotot e Nene Terezes, nuk e tha nje fjale Kadare apo Agolli, nuk e qendisi nje perle as Rama apo Berisha…ne shenjterim vetem R&B dhe futboll franko-turk! Nuk pashe, bluze me foton e Nenes te stampuar u shiten ne Vatikan apo i kane lene te ndonje tezg ne Tirane?! Kesaj i thone si te bente nje bashkpunim Pavaroti me Molin!…te dy shesin dhe meqe shesin futi ne valle ta marrin vençe…nejse, na u shtua dhe nje e shenjte ne gjirin tone kombetar…ja ‘hodhem’ tani, hallet mbauan”./Mapo.al
You Might also Like
Jahjaga në “gjah të fondeve” për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?
Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke u munduar që ta sigurojë një fond prej mbi 20…
By
3 Min Read
Pas debatit, BESA dhe PPD-ja me qëndrime të përbashkëta
Tetovë, 29 gusht - Duke parë rëndësinë e konceptit të reformës zgjedhore, që është e…
By
3 Min Read
Parada e parë e homoseksualëve në Vietnam
Në Vietnam ende spikasin tiparet e forta familjare dhe tradita e fortë mirëpo njerëzit që…
By
1 Min Read
Berisha: Kjo është rilindja urbane e Edvin Ramës
Ish-Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur me një foto, albumeve të “Rilindjes Urbane” të kryeministrit…
By
1 Min Read
Erdoğan: Çështja e Sirisë është një kërcënim global
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se "Luftën të cilën e bëjmë kundër DAESH-it…
By
4 Min Read
E pabesueshme, Anders Breivik nis studimet në universitet!
Ai ka vrarë 77 njerëz! Sikur të mos mjaftonte fakti se në Norvegji ai duhet…
By
2 Min Read
