Gjermania po shqyrton mundësinë e kthimit të refugjatëve në Greqi në përputhje me marrëveshjen e Dublinit, tha sot ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë Thomas de Maiziere.
“Evropa ka bërë shumë për të rregulluar situatën në Greqi. Kjo duhet të ketë edhe pasoja dhe të çojë në përfundim se sipas marrëveshjes së Dublinit refugjatët mund të kthehen në Greqi”, ka thënë De Maiziere në një intervistë për gazetën “Die Welt”, transmeton kp.
Në bazë të marrëveshjes së Dublinit nënkupton se refugjati kërkon azil në vendin e parë të BE-së nëpër të cilin kalon ndërsa për shumicën e atyre që kanë ardhur në Evropë është Greqia.
Për shkak të kushteve për pranim të refugjatëve në Greqi, Gjermania që nga viti 2011 nuk ka kthyer asnjë refugjat në këtë vend.
De Maiziere megjithatë ka thënë se Gjermania nuk do të merr hap të njëanshëm.
“E rëndësishme është që të marrin një pozicion të përbashkët evropian”, ka thënë ai.
Gjermania vitin e kaluar ka pranuar një milion refugjatë dhe sipas ministrit të Brendshëm ka bërë shumë që t’u ndihmojë por I duhet ndihmë edhe nga vendet tjera të BE-së.
You Might also Like
Tetovë: I’u dha lamtumira e fundit Doktor Shani Miftarit – VIDEO
Mbrëmë, nga një sëmundje e shkurtër në Klinikën e Shkupit në moshën 62 vjeçare ka…
By
0 Min Read
Ergys Mërtiri: Në Shqipëri vetëm Krisht nuk ka për Krishtlindje
Ergys Mërtiri ka një tjetër mendim përsa i përket festimit të Krishtlindjeve në Shqipëri dhe…
By
1 Min Read
Hakmerret Rusia, sanksionon Kanadanë
Moska është zotuar se do të hakmerret ndaj Kanadasë, pasi kjo e fundit ka njoftuar…
By
4 Min Read
EULEX-i “no comment” për raportin e publikuar në KTV
Bashkimi Evropian nuk e ka mohuar vërtetësinë e raportit të publikuar në KTV, i cili…
By
1 Min Read
Islamofobja Arbana Xharra e akuzon ISIS-in pse sjan heq vizat në Kosovë :)
Islamofobja Arbana Xharra nuk së ndaluri me akuzat e saja ndaj gjithçka që është Islame,…
By
1 Min Read
Obama thirrje për pranimin e refugjatëve në fillim të Ramazanit
"Shumë muslimanë nuk do të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë Ramazanit, duke shijuar komoditetin…
By
2 Min Read
