Një britanik i dyshuar si superhacker pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një gjykim pas të cilit ai mund të dënohet me 99 vjet burg, pas vendimit të marrë sot nga një gjykatë britanike.
Lauri Love, 31 vjeç, dyshohet se ka hacker-uar një sasi të madhe të dhënash të agjencive amerikane përfshi Federal Reserve, Nasa dhe FBI gjatë viteve 2012-2013.
Gjykatësja britanike Nina Tempia ra dakord sot me autoritetet amerikane dhe vendosi se 31-vjeçari duhet të përballet me një gjykim për vjedhje kibernetike në Amerikë.
Z. Love, i cili do t’i drejtohet për rekurs Gjykatës së Lartë, u shpreh pas vendimit të sotëm: “Në rast se keni ardhur për drejtësinë e humbët shansin”.
Babai i tij Reverendi Alexander Love shtoi: ‘Nuk është e drejtë që një djalosh me pronleme të shëndetit mendor të çohet larg kujdesit të familjes së tij në SHBA. Është gabim. Besimi ynë nuk është te sistemi ligjor por te Zoti”.
Rasti i tij është “thuajse i njëjtë” me atë të kolegut të tij hacker Gary McKinnon, ekstradimi i të cilit u bllokua nga Sekretarja e Brendshme e atëhershme Theresa May më 2012-n./Mapo
You Might also Like
Maqedoni, bojkotohet abetarja e MASH-it?
Meqë apeli i shoqatave të arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, në Maqedoni, që nxënësit e klasës…
By
2 Min Read
Kapoja i bandës shqiptare kapet me 15 kg kokainë e 500 mijë euro
Një lord droge është kapur me 15 kg kokainë në një hotel në Bruksel. Policia…
By
1 Min Read
Neglizhenca e organeve të shtetit, themeloi Gjykatën Speciale
Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë ka marr buxhetin një vjeçar nga Bashkimi…
By
7 Min Read
Erdoan: Shkollat e Gulen-it jashtë vendit do të zëvendësohen
Ministria e Arsimit e Turqisë është duke punuar rreth një programi për të zëvendësuar shkollat…
By
2 Min Read
SHBA më nuk do të vendosë trupat ushtarake jashtë vendit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ardhmen nuk do të dërgojnë trupat e veta…
By
1 Min Read
“Nëse nuk liberalizohen vizat Turqia nuk do të zbatojë marrëveshjen me BE-në”
Në konferencën e përbashkët për media të organizuar para takimit me Komisionerin e BE-së për…
By
7 Min Read
