Austri, Hofer: Kurani duhet të përkthehet edhe në gjuhën gjermane, që feja Islame të njihet edhe nga jo-myslimanët

Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Austri, Nobert Hofer, kërkon që shtëpia ku ka lindur Hitleri të rrënohet, si dhe të përmisohen marrëdhëniet me komunitetin hebre.

“Pra, mundësitë janë që të mbajmë atë si një kujtim ose të shkatërrojmë. Nëse më pyesni mua, unë do ta shkatërroja atë”, tha Hofer për agjensinë e lajmëve Austria Press, transmeton koalb.com.

Në fillim të këtij viti, qeveria austriake miratoi legjislacionin për të shpronësuar pronarin e shtëpisë në Braunau am Inn në Austri veriore, ku ka lindur dikatori nazist Hitler, në vitin 1889. Arsyeja e shpronësimit është bërë me qëllim për të parandaluar vendin që të kthehet në vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Hofer gjithashtu shtoi se ai do të dëshironte marrëdhënie më të mira më organizatën hebraike në Austri, e cila përfaqëson 15 mijë hebrenjë në Austri.

Për sa i përket komunitetit mysliman, Hofer tha se dëshiron që të Kurani të përkthehet edhe në gjuhën gjermane, në mënyrë që komuniteti jo-mysliman ‘të kuptojë religjionin Islam më mirë’. /Koalb.com

Artikulli paraprakNjë gjest shumë human nga një kamarier në një lokal të Tetovës.
Artikulli vijuesGazetari Jordanez vritet para gjykatës