Nevoja rritjen e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Arabisë Saudite për t’u përballur me terrorizmin dhe për rritur mirëqenien në rajon, u nënvizua gjatë një një darke pune të organizuar nga kryeministri Binali Yildrim për princin Muhammad bin Nayef të enjten mbrëma.
Yıldırım nëvizoi lidhjet e miqësisë mes dy popujve, që rrjedhin nga një histori dhe kulturë e përbashkët, dhe shtoi se është shumë i lumtur që pret si mysafir princin Nayef.
Marrëdhëniet midis dy vendeve do të bëhen më të insitucionalizuara me “Këshillin për koordinimin turko-arab, i kryesuar nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve”, tha Yilderim. Ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje për të rritur bashkëpunimin në mes të dy vendeve në kontekst të vlerave dhe interesave të tyre të përbashkëta, synim ky që është premtuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti saudit Selman gjatë vizitës këtij të fundit në Ankara në muajin prill.
Nayef ka vënë në dukje rëndësinë kyçe të bashkëpunimit mes dy vendeve për çështje të tilla si siguria rajonale, mirëqenia dhe stabiliteti.
Nayef, së bashku me shoqëruesit e tij, mbërriti në Turqi të mërkurën për një vizitë dy-ditore, për të mbajtur bisedime me temë bashkëpunimin strategjik.
Gjatë vizitës, Nayef dhe delegacioni i tij, po ashtu takoi zyrtarë nga institucionet ekonomike dhe biznesmenë nga Turqia.
Afrimi mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, ka ardhur për shumë zhvillimeve rajonale, e po ashtu edhe pas grushtit të shtetit të 15 korrikut. /tesheshi.com/