Italia miraton “ligjin kundër xhamisë”

Këshilltarët rajonal në Liguria, në veriperëndim të Italisë, kanë miratuar një sërë masash të cilat në mënyrë drastike kufizojnë lirinë e ndërtimit të objekteve të reja fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse ndalimi nuk është drejtuar ndaj ndonjë feje të caktuar, politikanë që kundërshtojnë miratimin e një vendimi të tillë pohojnë se ai padrejtësisht ka të bëjë me muslimanët, ndërsa shumë media italiane e quajnë “ligji kundër xhamisë”.

Në këtë ligji janë futur kritere kufizuese për ndërtimin e objekteve të reja të adhurimit, ndërsa autoriteteve rajonale u janë dhënë kompetence të mëdha që të vendosin për vendndodhjen dhe pamjen e objekteve fetare. Sipas ligjit, çdo plan i ri i ndërtimit duhet të jetë në përputhje me kriteret e “korrespondencës arkitektonike dhe dimensionale me peizazhin në Liguria”. Mediat italiane shkruajnë se përshkrim i tillë i minareve mund të perceptohet “jo-Ligurian”.

Artikulli paraprakZbulohet një plan i FETÖ-s i vitit 1990 për grusht shteti
Artikulli vijuesUshtria izraelite arreston 39 palestinezë