SEJDI HOXHA, KRYESHEF EKZEKUTIV I POSTËS SË KOSOVËS

Sejdi Hoxha është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, është bërë e ditur sot nga Posta e Kosovës.

“Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës SH.A. në mbledhjen e mbajtur më 19.10.2012, mbi bazën e të gjitha vendimeve, që nga vendimi mbi shpalljen e Konkursit Publik, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës të zgjedh z. Sejdi Hoxha”, thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës.

Sipas saj, kjo përzgjedhje është bërë si rezultat i konkursit publik të shpallur si dhe një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme mbi Ndërmarrjet Publike si dhe konform Statutit të Postës së Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakLDK: S`KEMI PUNË ME SEKIRAQËN
Artikulli vijuesKOSOVËN E KEMI FQINJ TË VEÇANTË.