Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se për “propozimin e marrëveshjes për telekomunikacionin me Kosovën, që ka ardhur nga Brukseli, do të vendoset në ditët e ardhshme dhe se ky vendim do të jetë i rëndë”, sepse “mund të ketë pasoja politike”.
“Është shumë e vështirë të merret një vendim pozitiv për këtë, por është edhe shumë e vështirë të merret një vendim negative meqë mund të ketë pasoja të rënda politike”, iu tha Vuçiq gazetarëve në Beograd.
Ai tha se vendimi do të “peshohet dhe do të jetë gjithsesi më i miri në interes të Serbisë”.
Ai tha se Kosova do që të “përvetësojë edhe minierën Trepça, si dhe çdo gjë që me vite është ndërtuar në fushën e telekomunikacionit” dhe se “Serbia nuk mund të pranojë interpretime të ndryshme kur bëhet fjalë për pasurinë në Kosovë”.
Më herët gjatë ditës drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “para Serbisë është vënë një ultimatum serioz dhe i rëndë, sepse po I kërkohet që të heqë dorë nga pasuria e Telekomit të Serbisë në Kosovë”.