Kur Microsoft-i lajmëroi paketën e re të abonimit në Office 365 të bazuar në cloud, ndoshta studentët ishin duke u ndjerë pak të lënë anash.
Por Microsoft-i zbuloi planet për një edicion me çmim të ulur universitar të platformës online të Office. Microsoft-i ka lajmëruar një version të ri të Microsoft Office 365, që do të quhet Office 365 University dhe do të jetë i dizajnuar për studentë dhe do të lëshohet në tremujorin e parë të vitit 2013.
Nëse e plotësoni kushtin ju do të blini një kopje të Office University 2010 ose Office University për Mac 2011, Microsoft-i do të ju ofrojë një abonim pa pagesë në Office 365 University kur të lëshohet.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë disa veçori
Edicioni Microsoft Office 365 University do të shitet me pakicë për 79.99 dollarë për një licencë katër vjeçare dhe dy përdorues të kompjuterit, ose ashtu siç tregon Microsoft, rreth 1.67 dollarë në muaj për Office 365.
Edicioni Microsoft Office 365 University do të ketë këto veçori:
Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote, Access, Publisher . 20 gigabajtë shtesë të ngarkesës në Skydrive, për një total prej 27 gigabajtëve. Çdo përdorues i Skydrive merr pa pagesë 7 gigabajtë. 60 “minuta ndërkombëtare” për muaj në Skype.
Kjo do të jetë e mirë për studentët që studiojnë jashtë vendeve përkatëse dhe do të mund të ofronte një rrugë për të përfituar më tepër përdorues të Skype-it në shërbimet me pagesë.
Microsoft-i nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë të lëshimit, e gjitha që dimë është që kjo është në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /CIO
You Might also Like
Google Chrome në iPad dhe iPhone?
Një firmë e analistëve të biznesit thotë se do të ishte shumë mirë nëse Ueb…
By
Redaksia
4 Min Read
Tim Cook viziton fabrikën e iPhone në Kinë
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Apple, Tim Cook, vizitoi fabrikën e re të Grupit të Teknologjisë…
By
Redaksia
2 Min Read
FB me funksion të ri kërkimi
Presidenti i kompanisë Facebook Mark Zuckerberg bëri të njohur një funksion të ri kërkimi, që…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja cilat janë veturat më kursimtare
Kur duam të blejmë një makinë, përveç luksit, rehatisë dhe sigurisë, gjëja të cilës i…
By
Redaksia
2 Min Read
Asusi bën revolucion me telefonin e ri
Kompania Asus ka konfirmuar se më 30 maj do të lansojë telefonin e ri Asus…
By
Redaksia
1 Min Read
Audi A8 (D5) i ri për 2016/2017 [foto]
Audi A8 aktual do të dalë në pension në qershor të vitit 2016, ndërsa gjenerata…
By
Redaksia
2 Min Read
