Që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani nga konfliktet e vazhdueshme mes forcave të qeverisë dhe atyre Husi dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Ali Abdullah Salih në Jemen jetën e kanë humbur 1.163 fëmijë, raporton AA.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Fondit të OKB-së për fëmijët (UNICEF) në kryeqytetin jemenas Sana thuhet se është përcaktuar që në konfliktet në vend deri më tani jetën e kanë humbur 1.163 fëmijë ndërsa janë plagosur 1.730 të tjerë.
Më tej thuhet se në luftën e Jemenit fëmijët janë keqpërdorur nga të gjitha palët kryesisht nga Husitë. Kjo dukuri është rritur për shtatë herë në vitin 2016 dhe se afërsisht 1.200 fëmijë janë detyruar të luftojnë.