Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se Turqia nuk do të lejojë që qyteti irakian Mosull të kthehet në një pellg gjaku.
Kurtullmush në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në nënprefekturën Gëlhisar (Gölhisar) të rrethit Burdur, duke theksuar se Mosulli nuk është një vend që mund të fshihet dhe hidhet kollaj mënjanë, shtoi: “Mosulli është një vend brenda kufijve të Paktit tonë Kombëtar. Askush të mos e keqkuptojë këtë që po them. Ne nuk i kemi sytë tek asnjë pëllëmbë tokë por edhe nuk mund të lejojmë që me detyrim ky qytet të kthehet në një pellg gjaku. Në Mosull prej shekujsh jetojnë turkmenët, arabët, jezidët, kurtët dhe elementë të tjerë. Këta do të vazhdojnë të jetojnë së bashku deri në ditën e kiametit. Tani duke thënë se po pastrojmë DAESH-in mos sillni me vete Hashdi Shabi-në ose PKK/PYD. Populli i rajonit të jetojë ashtu si dëshiron”.
Ai nënvizoi se operacionet vazhdojnë në kuadër të kufijve të caktuar të Turqisë dhe ndaj vendit nuk do të vijë asnjë mënyrë asnjë kërcënim.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush vlerësoi edhe prezencën e ushtarëve turq në Irak.
“Ne nuk shkuam atje kot për muhabet. Ne shkuam atje me thirrjen e Qeverisë Qendrore të Irakut, Udhëheqjes Kurde të Irakut dhe popullit të Mosullit. Duke trajnuar popullin e rajonit tani së bashku me 3 mijë peshmerge janë duke luftuar kundër DAESH-it. Nëse dikush thonë: ‘Ç ‘kërkon Turqia në Bashika?’ atëherë ne i përgjigjemi duke thënë: ‘Ç’ kërkojnë në Irak ata që vijnë nga 10 mijë kilometra larg. Çfarë partneriteti historik keni me Irakun?’ u shpreh Kurtullmush.
Ai tha se Turqia do të dalë me sukses nga ky provim dhe siç po hedh hapa të rëndësishme duke pastruar Jerablusin dhe tani Munbiçin nga PYD-ja ashtu do të vazhdojë me siguri sigurimin që Mosullit ti përkasë popullit të këtij qyteti.