Ushtria egjiptiane ka rrëzuar presidentin Muhamed Mursi

Ushtria egjiptiane ka rrëzuar presidentin Muhamed Mursi, duke njoftuar një plan për të ardhmen politike të vendit që do të implementohet nga një komision i pajtimit kombëtar.

Kreu i forcave të armatosura të Egjiptit lëshoi një deklaratë të mërkurën në mbrëmje për pezullimin e kushtetutës dhe emërimin e kryetarit të Gjykatës kushtetuese si kreu i përkohshëm i shtetit.
Në një transmetim televiziv, rrethuar nga udhëheqësit ushtarakë, autoritetet fetare dhe figurat politike, Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi efektivisht shpalli heqjen e Mursit.
Sisi bëri thirrje për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, një panel për të rishikuar kushtetutën dhe Komitetin e Pajtimit Kombëtar që do të përfshinte lëvizjet rinore. Ai tha se plani ishte dakorduar nga një gamë e grupeve politike.
Mbështetësit e Mursit janë mbledhur në Kairo dhe reaguan me zemërim ndaj shpalljes nga ana e ushtrisë.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakMinistri mysliman i Australisë betohet mbi Kur'anin
Artikulli vijuesÇka duhet të dijë secili përdorues i iPhone-t dhe iPad-it?