Samsung-u ka bërë publike të dhënat e tremujorit të fundit me një lajm të rëndësishëm për kompaninë: Kompania ka shitur dyfishin e numrit të smartfonëve që ka shitur rivali i saj, Apple.
Japonezët publikuan ditën e premte fitimet e tremujorit të tretë të vitit 2012. Edhe pse kompania nuk e shfaq në mënyrë të hapur numrin e dërgesave të smartfonëve, raportohet se Samsung-u ka dërguar për shitje 56.3 milionë smartfonë gjatë këtij tremujori. Apple, nga ana tjetër, ka shitur 26.9 milionë iPhone gjatë të njëjtës periudhë.
Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III
Faktikisht, të dhënat numerike të Samsung-ut e kanë kaluar prej një viti Apple, prandaj ato nuk janë tepër befasuese në sytë e analistëve.
Dërgesat e kompanisë janë rritur me 100.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas IDC. Shitjet më të mëdha i përkasin Samsung Galaxy S III. Samsung-u regjistroi një fitim neto prej 6 miliardë $ për tremujorin e tretë, nga 47 miliardë $ të ardhura.
Edhe pse këto rezultate ishin pak më të larta se ato që kishin parashikuar analistët, çmimi i titujve financiarë të Samsung-ut ra me 2% pasi kompania deklaroi se konkurrenca në tregun e telefonave celularë ishte rritur. (CIO
You Might also Like
Zhvillohet thjerrëza për përmirësimin e shikimit
Shkencëtarët e Universitetit të Shefieldit në Angli kanë arritur të zhvillojnë thjerrëza kontaktuese me qeliza…
By
Redaksia
1 Min Read
Tesla krijon baterinë që furnizon me energji krejt shtëpinë
Imagjinoni sikur t’ju jetë ndërprerë energjia tek shtëpia. Nuk keni elektricitet, që do të thotë…
By
Redaksia
2 Min Read
Edhe iPhone flet shqip! (video)
New York, 10 prill - Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga…
By
Redaksia
2 Min Read
Këta janë njerëzit më me ndikim në botën e kriptovalutave
Vlera totale e tregut të të gjitha kriptovalutave ka kaluar shifrën prej 600 miliardë dollarësh…
By
Redaksia
4 Min Read
Zgjerohet ndalimi i internetit në Turqi
Parlamenti turk ka zgjeruar diametrin e ndalimit të internetit në vend.Sipas një propozimi të bërë…
By
Redaksia
1 Min Read
Synimet të larta të Twitterit
Nënpresidenti i Twitterit për produkte Satya Patel zbuloi synimet afariste që dëshiron të përmbush kompania…
By
Redaksia
1 Min Read
