Apple vs Samsung

Aksionët e Samsung Electronics pësuan rënien me të madhe në një ditë të vetme prej të paktën 4 vjetësh pas vendimit të gjykatës në Shtetet e Bashkuara, e cila dilte në përfundimin se gjiganti koreano-jugor i teknologjisë kishte kopjuar modelet e Apple-it.

Në bursën e Seulit, aksionet e kompanisë ranë me 7%, niveli me i lartë i shënuar që prej 2008-tës. Samsungu u urdhërua nga gjykata t’i paguaje Apple-it 1 miliard dollarë dëmshpërblim, një prej vendimeve më domethënëse të betejës botërore për të drejtën e pronësisë intelektuale.

Kompania e bëri të qartë se ka ndërmend të apeloje vendimin. Pasojat e tij në tregjet financiare, sipas analistëve, i detyrohen frikës se investitorëve se mund të cenojë të ardhurat. Dëmi ishte shumë më i madh nga ç`prisnin tregjet, thotë John Park i Daishin securities dhe pasiguritë vazhdojnë, duke përfshirë këtu mundësinë e një bllokimi të shitjeve.

Apple mund ta pretendoje një gjë të tillë për ndalimin e produkteve të Samsungut në Shtetet e Bashkuara. Një prej shqetësimeve me të mëdha të kompanisë koreano-jugore është nëse Apple-i do të vërë në shenjëstër prodhimin e saj Galaxy S3, i cili nuk përfshihej në gjykimin e fundit, i fokusuar te produktet e mëhershme. Deri tani ky është Smartphone-i me i shitur i Samsungut, dhe po të përfshihet në listën e artikujve të ndaluar në Shtetet e Bashkuara, Apple- do të fitonte një avantazh të jashtëzakonshëm në treg.

Në zemër të të gjithë konfliktit qëndrojnë pretendimet se Samsungu, ka kopjuar modelin e iPhone-it popullor të rivalit amerikan. Çështja është pjese një beteje ligjore globale disa miliarda dollarëshe mes dy kompanive./koha/kohaislame

Artikulli paraprakDer Standard: Veriu-sfida kryesore ndërmjet Kosovës e Serbisë
Artikulli vijuesNATO: Nga sulmi i brendshëm – 2 ushtarë të vrarë