Fillon java e imunizimit në Kosovë

Nuk është se nuk e dinë rëndësinë e vaksinimit për fëmijët e tyre. Megjithatë, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përbëjnë shtresën më pak të përfshirë në këtë iniciativë.

Ata thonë se janë munduar të kenë kujdes në vaksinimin me kohë të fëmijëve, por se këtë e kanë bërë vetëm me angazhimin e tyre dhe jo se kanë pasur ndonjë kujdes nga institucionet përkatëse.  Por, ata kanë edhe hallin se nuk do të ketë ndonjë efekt vaksinimi pasi në lagjen ku jetojnë gjendet një deponi mbeturinash dhe se mundësia për të marrë infeksione është shumë e madhe. Komuniteti RAE konsiderohet me përfshirjen më të ulët me vaksinimin e fëmijëve. Ndërsa në Javën botërore të imunizimit, zyra e UNICEF-it në Kosovë ka filluar emetimin e video-klipit informativ me qëllim të ngritjes së njohurive për dobitë e imunizimit./koha/kohaislame

Artikulli paraprakFacebook përfiton shumë nga ne
Artikulli vijuesLetër publike Kryetarit tim