Disa grupe të ekstremit të djathtë në Serbi kanë organizuar protesta kundër vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila pritet të mbërrijë sot në Beograd.
“Clinton nuk është e mirëpritur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-së në largimin e Kosovës nga Serbia”, brohorisnin kryeorganizatorët e protestave, që kanë nisur që natën e kaluar në qendër të kryeqytetit serb. Mbi 100 persona ishin mbledhur në shesh ku valëvitnin flamurin kombëtar dhe mbanin në duar banderola dhe pankarta ku shkruhej “largohuni – Kosova është Serbi”. Vojsllav Sheshel, i cili kryeson Partinë Radikale të Serbisë dhe që aktualisht po përballet me një proces gjyqësor në Hagë për krime lufte, u ka bërë thirrje ”të gjithë patriotëve” të protestojnë përballë presidencës serbe para vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton. Turi i Clinton dhe Ashton në Ballkan nisi dje në Sarajevë, Bosnjë dhe do të vazhdojë me vizitat e dy kryediplomateve amerikane dhe evropiane, në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, me synimin për të promovuar integrimin euroatlantik të rajonit.
You Might also Like
BE përpjekje të përbashkëta me vendet e Ballkanit rritin kontrollin mbi luftëtarët që kthehen nga Siria
Vendet e Ballkanit po forcojnë masat e sigurisë dhe po futin sanksione të reja për…
By
Redaksia
11 Min Read
Rruga ballkanike e refugjatëve, Merkel: Siguroni kufijtë e Shqipërisë!
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje autoriteteve europiane të sigurojnë kufijtë e Shqipërisë dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Reuters: Kumanova duket sikur të jetë goditur nga cunami
“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur të jetë goditur nga një cunami, rrugët kanë…
By
Redaksia
8 Min Read
Largimi i biznesmenit libanez, prokuroria sekuestron pronën tek Gjiri i Lalzit
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronën në Gjirin e Lalzit, ku ishte planifikuar të realizohej…
By
Redaksia
1 Min Read
Nishani-Thaçi: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, të jenë model në rajon
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë…
By
Redaksia
2 Min Read
BDI lëshoi Qeverinë e Maqedonisë!
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e…
By
Redaksia
1 Min Read
