Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Anadolu agency (AA). Në njoftimin zyrtar nga Presidenca bëhet me dije se Nishani në këtë takim vlerësoi lart krijimin e qeverisë së re të Kosovës, si vendimin me të drejtë dhe me të arsyeshëm për perspektivën e Kosovës dhe për partneritet me miqtë ndërkombëtarë dhe si një tregues të qartë të sfidave që sjell demokracia. “Ky vendim i pjekur i lidershipit politik të Kosovës është një progres në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe sovranitetin e Kosovës,” – u shpreh Presidenti Nishani. Presidenti Nishani vlerësoi edhe kontributin e Zëvendëskryeministrit Thaçi për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e diplomacisë botërore si dhe në trajtimin me maturi të sfidave të brendshme që kalon Kosova. Presidenti theksoi karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synohet t’i shndërrojmë në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat për integrime në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Presidenti sugjeroi bashkëpunim më të ngushtë në mes të dy qeverive lidhur me diasporën shqiptare në botë si një pasuri e madhe e kombit shqiptar. Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për përkrahjen dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj. Edhe Kryetari i Partisë Demokratike tw Shqipwrisw, Lulzim Basha priti sot në takim zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Duke i uruar suksese qeverisë së re të Kosovës, Basha përshëndeti marreveshjen për bashkqeverisje të arritur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
You Might also Like
Hoffman: Në Shqipëri, varfëri e madhe
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, gjatë përurimit të një qendre sociale në Cërrik, ka deklaruar se…
By
1 Min Read
Emiratet e Bashkuara Arabe, 350 mijë dollarë për pëmbytjet
Rreth 350 000 dollarë është shuma që shoqata e “Gjysmëhënës së Kuqe” e Emirateve të…
By
2 Min Read
Edi Rama e quan Islamin terrorizëm, por më pas korrigjohet
Në një editorial të botuar sot në blogun e tij kryeministri Edi Rama ka përmendur…
By
1 Min Read
VIDEO – Hoxhë Fatmiri – Kombëtarja Shqiptare e fudbollit kundër Serbisë
Ethet e lojës së sontme Shqipëri- Serbi, kanë filluar të ndihen gjithëkah. Kjo për arsye…
By
0 Min Read
Berisha: 300 vrasës qarkullojnë të lirë edhe pse Rama nuk bën amnisti
Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, ka akuzuar dhe sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me faktin…
By
2 Min Read
A e ka tradhëtuar Meta mikun e ngushtë Haradinaj për Demarkacionin?
Të përqëndruar tek të tjera çështje të ditës, pakkush, dhe sidomos në Shqipëri, është vëmendësuar…
By
3 Min Read
