Kemi hyrë në stinën e dimrit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ende nuk janë pajisur me çizme.
Kjo ngase policia e Kosovës që disa herë është duke e anuluar tenderin për çizme, shkruan Gazeta Monitor.
Së fundmi në muajin dhjetor të vitit të kaluar zyra e prokurimit në policinë e Kosovës e ka anuluar tenderin e fundit.
Por kjo e fundit sërish ka shpallur tenderin për furnizim me çizme.
Rreth 864 e 350 euro janë paraparë që të harxhohen për ta bërë furnizimin me këto çizme.
E zyra e prokurorimit do të blejë disa lloje të çizmeve për pjesëtarët e policisë së saj.
Grupi 1. Çizme standarde policore
Grupi 2. Çizme taktike për njësi speciale
Grupi 3. Çizme Policore me mbrojte te forte
Afati i fundit për dorëzimin e oferatve për tender është 14 shkurti i këtij viti.