Mjerimi i familjes së ish-ushtarit të UÇK-së

Tavani i banjës ka rënë në dysheme.E kjo shkarje, gati sa nuk i shkaktoi lëndime trupore kryefamiljares, Fatime Miftarit, e cila ka disa muaj që ka mbetur e ve, pasi që bashkëshorti i saj një ish ushtar i UÇK-së kishte ndërruar jetë.

Me dy vajzat e vetme, e zonja e shtëpisë nga Runiku i Skenderajt jeton në ish- stacionin policor të këtij fshati. Ajo ngushtohet çdo ditë kur të bijat i kërkojnë një vendbanim, në të cilin do të flinin pa frikë.

Madje Miftari thotë se asgjë në jetën e 3 femrave, nuk është siç duhet, pasi që mërzia e varfëria po i mundon shumë ato,njofton Klan Kosova.

Bile, sipas kryefamiljares, edhe burri i saj jetoi në këtë vend sa ishte gjallë, derisa shton se nga mërzia e moskujdesi, pësoi sulm në tru.

E, veja e tij thotë që kërkoi ndihmë gjithkund veçse ajo nuk iu ofrua nga shteti deri tani. Por në komunën e Skenderajt, thonë se u interesuan dhe gjetën një donator, për tua bërë një zgjidhje të përhershme kësaj familjeje.

Gashi tha se komuna e tyre nuk ka buxhet për të ndërtuar shtëpi për rastet e tilla. Madje as komunat e tjera nuk kanë para për t’iu ndihmuar skamnorëve. Krejt çka bëjnë ato, është që të gjejnë ndonjë donatorë, siç ishte edhe rasti me komunën e Gjakovës, ku u ndërtuan rreth 50 shtëpi në lagen “Ali Ibra”.

 

Artikulli paraprakVIDEO – Për hirë të mospërçarjes u iku debateve brenda Muslimanëve
Artikulli vijuesNë Kosovë, 808 të prekur nga kanceri për një vit