Një konvoj i Policisë së Kosovës, ia ka mësyer veriut të vendit.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic të afërta me Polcinë e Kosovës.
“Nje konvojë i Policisë së Kosovës ia ka mësyer veriut, me mjete mjaft të rënda”, tha ky burim.
Nuk dihet nëse ky konvoj i policisë ka synim pengimin e trenit serb, që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës.
Në Nadakofc janë parë automjete të rënda e të blinduara të cilat kanë marrë rrugën drejtë Mitrovicës.
Ndryshe, në lidhje me hyrjen e trenit në Kosovë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se hyrja e trenit të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia janë krejtësishtë të papranushme.
“Cfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”, ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi.