Meksikë, vriten 37 anëtarë të një bande nga policia

Të paktën 39 persona kanë mbetur të vdekur gjatë ditës së premte në perëndim të Meksikës pas përleshjeve të armatosura ndërmjet personave të dyshuar si anëtarë të një bande dhe forcave të sigurisë. Lajmë është bërë i ditur nga dy zyrtarë të qeverisë meksikane.
 
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimati, thanë se janë vrarë 37 civilë në përleshjet në afërsi të qytetit Tanhuato në shtetin Michoacan, në afërsi të kufirit më Jalisco, ndërsa ata shtuan se dy nga viktimat janë anëtarë të forcave të sigurisë. 
 
Jalisco, një nga motorët e ekonomisë meksikane, është baza e karteli “New Generation”, i cili është kthyer në një problem tepër shqetësues gjatë këtij viti për Presidentin Enrique Pena Nieto. 
 
Që nga fillimi i muajit mars deri në 1 maj, anëtarët e kartelit kanë vrarë të paktën 20 policë. Gjithashtu, anëtarët e bandës gjatë kësaj periudhe rrëzuan një helikopter të ushtrisë në jugperëndim të Jalisco, duke vrarë 6 personat që gjendeshin në bord. 
 
Gjatë ditëve të fundit objekt i sulmeve të bandave janë bërë automjetet, bankat, si dhe i është vënë zjarri disa pika karburanti në Guadalajara.
 
Identiteti i personave të vrarë gjatë ditës së premte nuk është bërë i ditur, por kjo ngjarje do të rrisë presionin mbi presidentin, i cili ka premtuar vendosjen e stabilitetit në vend.
 
Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë në përleshjet mes bandave të drogës dhe forcave të sigurisë që nga fillimi i vitit 2007./Top-Channel
Artikulli paraprakAllegri: Barça klubi më i mirë në botë
Artikulli vijuesÇ`është çrregullimi narcistik?