Pentagoni njoftoi të mërkurën se është duke hetuar se si në ligjërata të kolegjeve ushtarake mësoheshin oficerët se Shtetet e Bashkuara ishin në luftë me Islamin thotë Army Times.
“Ky rast nuk paraqet aspak atë që ne besojmë. Ne jemi në luftë kundër terrorizmit, veçanërisht al-Kaedës, e cili ka një pamje të deformuar të besimit islam. Ne nuk e konsiderojmë veten në luftë me Islamin “, u tha ai gazetarëve.
Kursi, “Perspektivat për Islamin dhe radikalizmi islamik” që mësohet në Kolegjin e Përbashkët të Forcave Shtabit për lejtnant kolonelët, u pezullua, shtoj Kirby.
“Shqetësimi ynë është se ka disa gjëra joprofesionale që janë duke u mësuar për studentët në programin e arsimit profesional ushtarak.”
Përveç hetimit në të stafit të kolegjit Norfolk, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit të Ushtrisë Gjenerali Martin Dempsey , ka urdhëruar një rishikim të fortë dhe të gjerë të të gjitha materialeve të trajnimive për “pastrim” dhe për të hequr elementet anti-islame.
Qindra oficerë ushtarakë janë regjistruar në klasën zgjedhore të radikalizmit islamik pasi ajo u ofrua për herë të parë në vitin 2004. Planprogrami është shqyrtuar dhe miratuar në vitin 2011, por është e paqartë se kur u shtua informacioni në lidhje me një luftë të gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Fesë Islame.
“Ajo që ne nuk e dimë është kur është futur kjo gjuhë nxitëse në materialin e kursit aktual. Kjo është ajo pjsë ku janë duke shkuar hetimet për të gjetur se -qe sa kohë janë duke u mësuar disa prej këtyre nocioneve”, tha Kirby.
Al Arabiya
(Shkrim plotësues nga Eman El-shenaëi)
You Might also Like
SHBA-të nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kontrolli mbi Internetin
Rusia, Kina dhe disa shtete arabe kanë bërë propozime në OKB për forcimin e kontrollit…
By
1 Min Read
Jo, Islami nuk është diskriminues ndaj femrave. Ja pse
Me ironi duke u munduar të dëshmojë se femrat nuk kanë status të pavarur në…
By
10 Min Read
Mbrojtja raketore e ndërlikon çarmatimin
Mbrojtja e planifikuar raketore e Natos e vështirëson raportin me Rusinë. Megjithatë, Moska e tepron…
By
3 Min Read
Gjermanët diskriminohen për shkak të moshës
Një e pesta e gjermanëve thonë se e kanë ndierë veten të paktën njëherë në…
By
4 Min Read
Kur gruaja sfidon burrin e saj
Ka flijuar për shkak të burrit të saj, mirëpo kjo vetëmse e ka larguar prej…
By
4 Min Read
Stresi, politika dhe ushtrimet fizike
Përmes debateve, fjalimeve, konventave, televizionit dhe radio reklamave, kandidatët presidencialë amerikanë shpenzojnë orë të panumërta…
By
3 Min Read
