Zhvillime të mëdha pritet të ndodhin gjatë afatit kalimtar të verës.
Një nga emrat më të mëdhenj që mund të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati, është Antoine Griezmann, që po kërkohet nga disa skuadra, e më së shumti interesim po shpreh Manchester Unitedin, që mund të shfrytëzojë miqësinë e Paul Pogbas me anësorin francez, për t’u transferuar në ‘Old Trafford’.
Nj oferte të madhe vështirë që do të mund t’i rezistojë edhe Atletico Madrid, që ka filluar të punoi për zëvendësimin e Griezmann.
Sipas ‘El Fesmarque’, Atletico Madrid po monitoron situatën e Alexis Sanchez te Arsenali, i cili ende nuk ka rinovuar me skuadrën nga Londra, përcjell lajmi.net.
Sanchez sipas kësaj medie spanjolle, mund të zëvendësojë Griezmannin, nëse ky i fundit largohet nga skuadra madriliane.