IZRAELI DHE SIRIA HAPIN ZJARR KUNDREJT NJËRA-TJETRËS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se “cilado qoftë situata ata do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur Turqinë.

Ndërkohë që Aleanca ka theksuar edhe një herë se është pranë Turqisë kundër sulmeve të mundshme të regjimit të Esadit, edhe opozitarët sirianë në Konferencën e Dohas kanë arritur në marrëveshje për një strukturë të re.

Nga ana tjetër presionet ndërkombëtare kanë arritur qëllimin e tyre duke bërë opozitarët sirianë të mblidhen nën një çati më të madhe.

Në krye të koalicionit me pjesëmarrje të gjerë të krijuar nga opozita siriane, është zgjedhur Muaz El-Hatib.

Opozitarët sirianë të cilët kishin rreth 1 javë që vazhdonin bisedimet në Doha, kryeqytetin e Katarit arritën në ujdi për një strukturë opozitare me pjesëmarrje të gjerë.

Në krye të kësaj strukture është zgjedhur ish preguesi dhe kleriku Muaz El-Hatib.

Suriye muhalefetinin yeni oluşturduğu geniş katılımlı koalisyonun başkanlığına da Muaz El-Hatib seçildi.

Muaz El-Hatib u zgjodh me votat e 54 delegatëve nga 58 delegatë gjithsej.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu i cili gjendet në Doha bëri një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes.

“Nuk ka mbetur asnjë dyshim se me ujdinë e arritur sot, është krijuar një strukturë opozitare e cila përfaqëson të gjithë Sirinë”, tha ministri turk Davutollu.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se mbledhja e opozitarëve sirianë nën një çati, është një hap i rëndësishëm i hedhur për të ardhmen.

Në deklaratën e ardhur nga Rusia opozitës së porsa krijuar i bëhej thirrje që krizës në Siri t’i jepet fund me rrugë paqësore dhe opozitarëve iu tërhiqej vëmendja që të mos pranonin ndërhyrjet nga jashtë.

Por opozitarët sirianë kanë rënë në ujdi midis tyre që të mos ulen në tryezë për bisedime me regjimin e Esadit.

Nga ana tjetër , midis Izraelit dhe Sirisë është hapur zjarr për të dytën herë në mënyrë reciproke.

Në deklaratën e bërë nga Izraeli njoftohej se zjarri i hapur nga artileria siriane ka goditur Kodrat e Golanit dhe ushtria izraelite i është përgjigjur zjarrit me zjarr.

Bëhet e ditur se predhat e artilerisë siriane kundrejt Kodrave të Golanit, pushtuar nga Izraeli, nuk kanë shkaktuar dëme.

Artikulli paraprakEGJIPT – POLICIA SHKATËRRON NJË RRJET TRAFIKIMI TË PORSALINDURISH NË KAJRO
Artikulli vijuesTURQI-BANGLADESH, SYNOHET THELLIMI I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK