Arabia Saudite: do të kompensojmë çdo reduktim të ndihmave për Egjiptin

Shefi i diplomacisë saudite, princi al-Fayzal, tha të hënën se vendet arabe ishin të gatshme të kompensonin çdo reduktim të ndihmës që perëndimorët i ofrojnë Egjiptit.

“Ata që u shprehën se do të ndalnin ndihmat e tyre për Egjiptin ose ata që kërcënojnë se do ta bëjnë këtë duhet të kuptojnë se kombi arab dhe islamik, me burimet që ka në dispozicion, nuk do të hezitojë ta ndihmojë Egjiptin”, deklaroi princi saudit pas deklaratës së Bashkimit Evropian për pezullimin e mundshëm të ndihmave financiare për Kajron.

Krerët e diplomacisë së 28 vendeve të BE-së u mblodhën të mërkurën në Bruksel për të rënë dakord mbi një qëndrim të përbashkët ndaj krizës në Egjipt.

Ata mund të vendosin të pezullojnë ndihmën financiare për Kajron, ndërkohë që në fund të vitit 2012 u aprovua një buxhet prej 5 miliardë eurosh për Egjiptin gjatë periudhës 2012-2014.

Artikulli paraprakNxënësit iranianë do të trajnohen për të neutralizuar avionët pa pilot
Artikulli vijuesAustralia shfuqizonë ligjin shekullor i cili ndalonte dhe dënonte fallin dhe magjinë