“Sulmin ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bazës ajrore Shajrat e vlerësojmë si një përgjigje pozitive të dhënë kundër krimeve të luftës të regjimit të Asadit”
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, ka theksuar se sulmin ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bazës ajrore Shajrat e vlerësojnë si një përgjigje pozitive të dhënë kundër krimeve të luftës të regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kurtulmus: Shpresoj që operacioni i SHBA-ve të sjell paqe në Siri
Kalın ka bërë një deklaratë në lidhje me goditjen e bazës ajrore në Siri nga SHBA-të. Ai është shprehur se “sulmin ajror i kryer këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bazës ajrore Shajrat e cila ndodhet në Humus e vlerësojnë si një përgjigje pozitive të dhënë kundër krimeve të luftës të regjimit të Asadit.”
Duke vënë në dukje se ngjarjet e përjetuara ditën e martë me 4 prill në Idlib tregojnë sërish se regjimi i Asadit injoron procesin e tranzicionit politik dhe përpjekjet e armëpushimit, Kalın, ka theksuar:
“Si Turqi që strehojmë 3 milionë sirianë të larguar nga këto sulme ne e dënojmë edhe njëherë këtë sulm(sulmi me armë kimike). Ndërsa nxjerrja jashtë përdorimit të bazës ajrore ushtarake Shajrat është një hap i rëndësishëm nga pikëpamja që të mos mbesin pa përgjigje sulmet me armë kimike dhe konvencionale kundrejt civilëve. Për mos përsëritjen e masakrave të ngjashme duhet të vihet në zbatim në mënyrë emergjente zona e ndaluar për fluturimet dhe zona e sigurisë. Për t’i dhënë fund krizës njerëzore në Siri është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të veprojë i bashkuar.”