Pse Thaçi, Mustafa dhe Veseli nuk e uruan (ende) Erdoganin për referendumin?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, etj.
Sipas informacioneve të Anadolu Agency nga Presidenca e Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri (kryeministri i Libanit) kanë telefonuar Presidentin Erdogan.

Mirëpo, Erdogani deri tash nuk ka marrë urime as nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, as nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.

Erdogani është uruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vetëm një ditë pas referendumit me të cilin Turqia kalon nga sistemi parlamentar në atë të pastër presidencial.

Po ashtu edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Erdoganin.

Vite më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, atëherë kryeministër, Erdoganin e quante vëlla. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakRreth 6 miliardë euro remitenca nga diaspora
Artikulli vijuesErdogan: Nuk jam diktator e as i pavdekshëm