Zhurma që shkaktoi me bankat e klasës gjatë një pushimi të shkurtër mes orëve bëri që arsimtari Zejnullah Haliti të ndëshkojë nxënësin Erdon Shillova.
Por shuplaka që i dha ai këtij nxënësi të klasës së tetë të Shkollës Fillore ‘Fan Noli’ në Kamenicë të enjten i ka humbur dëgjimin në veshin e djathtë.
“Mu m’ka pa tu kersit edhe mka ra shpullë”, tha ai.
Arsimtari Haliti nuk deshi të flasë për Klan Kosovën për këtë rast kur u pyet nga drejtori i shkollës Mustafë Rudhani.
Drejtori thotë se po presin vendimin e organeve të rendit për të marrë masa ndaj mësimdhënësit.