Rreth 1.6 miliard euro ka arritur shuma e mjeteve që ka grumbulluar deri më tash fondi i Sigurimeve Pensionale të Kosovës, shumica e të cilave edhe më tutje gjenden jashtë shtetit
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) deri në qershor të 2017-s, sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15,8 për qind.
Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27,7 për qind të aseteve.
Sipas Bqk-së, rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’I atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe, shkruan zëri.
“vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë eurosh në qershor të 2016-s. Vlera e arkëtimeve të reja të fondit të kursimeve pensionale të kosovës (fkpk-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e fondit slloveno-kosovar të pensioneve (fskp-së) arriti në 244.3 mijë euro.