Presidenti Meta: Shqiptarët janë të pandashëm

0
201

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa po merrte pjesë në inaugurimin e shtatores së atdhetarit të shquar Idriz Seferit në Gjilan, ka thënë se shqiptarët kanë dy shtete por që janë një komb i pandashëm.

I pari i Shqipërisë, Ilir Meta i cili i pranishëm u pa si qytetar nderi në Gjilan me rastin e kësaj ceremonie, ka theksuar se shqiptarët janë të vendosur të mbajnë të gjallë historinë e tyre gjithmonë në mënyra të veçanta, njofton Klan Kosova.”Jemi në të vërtetë dy shtete por jemi një komb i pandarë, e i bashkuar gjithmonë në 28 nëntor.

Simbolet e Gjilanit janë shumë, është në fakt një popull i tërë”.”Sot të gjithë ne na mblodhi Idriz Seferi. E figura e tij do të ngritej edhe më shumë me punën dhe veprat e tij të mëdha”.”Është i mbarë gjithë kombi ynë, me shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut”.Meta po ashtu ka deklaruar se heroi kombëtar Idriz Seferi, mbetet i përjetshëm, njofton Klan Kosova.

”Jemi në 105 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar. Jemi të vendosur që historinë ta nderojmë e ta mbajmë gjallë në mënyrë të veçantë”.”Jam këtu sot në Gjilan si President i Republikës së Shqipërisë, për të shprehur mirënjohjen më të madhe për të gjithë heronjtë trimat dhe shqiptarët e Kosovës për Lidhjen e Prizrenit, Isa Boletinit e të gjithë ata pa të cilët flamuri nuk do të mund të ngrihej nga dora e Ismail Qemalit e sot Kosova s’do të mund të ishte shtet i pavarur”.”Në ngritjen e shtatores së Idriz Seferit, ska ngritje më të madhe. I përjetshëm dhe Lavdi Idriz Seferi dhe të gjithë Trimat e Kosovës”, ka përfunduar Meta.