Ambasada amerikane ka publikuar në faqen e vet zyrtare disa këshilla për ata që aplikuan për lotarinë amerikanë në mënyrë që të mbrohen nga mashtrimet. Ambasada bën me dije se për t’u regjistruar në programin “DV 2019” duhet përdorur vetëm faqja zyrtare www.dvlottery.state.gov.
Aplikuesit duhet të kenë kujdes nga mesazhe në e-mailin e tyre që tregojnë se jeni shpallur fitues dhe duhet të paguani një shumë parash për të nisur procedurat.
Shiko për adresën “.gov”
Vetëm informacionet për vizë që në fund të faqes së internetit kanë “.gov” është zyrtare e qeverisë së SHBA-së. Çdo informacion tjetër, që vjen nga një adresë që nuk përfundon me “.gov”, është e dyshuar.
Asnjëherë mos dërgoni para për aplikimin për vizë
Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë në programin e “DV 2019”. Tarifat për procesin e aplikimit i paguhen Ambasadës Amerikane në momentin e intervistës kur ju shpalleni fitues nga aplikimi “DV 2019”.
Ka vetëm një vend për të mësuar statusin tuaj, online
Aplikantët e lotarisë duhet të kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të DV Entry në http://www.dvlottery.state.gov.