Turqia ka bërë disa marrëveshje paraprake me shtetet e Eurosamit, në mënyrë që të jetë në gjendje të avansojë dhe prodhojë sisetem të mbrojtjes ajrore për të përmirësuar kapacitetin kombëtar në aspekt afatgjatë.
Turqia ka përfunduar blerjen për sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat, Canikli, tha se pavarësisht marrëveshjes për sistemin s-400, Turqia ka bërë disa marrëveshje paraprake me shtetet e Eurosamit, në mënyrë që të jetë në gjendje të avancojë dhe prodhojë sistem të mbrojtjes ajrore për të përmirësuar kapacitetin kombëtar në aspekt afatgjatë. “Në veçanti synojmë të kemi një teknologji vendore”, tha ai.
Në vitet e fundit, Turqia është duke bërë përpjekje të mëdha për të ndërtuar një industri të saj të mbrojtjese në mënyrë që të ulë sa më shumë varësinë nga furnizuesit e huaj.
Të mërkurën që shkoi, Turqia nënshkroi me Francën dhe Italinë një marrëveshje paraprake për zhvillim të raketave anti-balistike. Marrëveshja përfshin një pikë sipas të cilës industria mbrojtëse e Turqisë dhe konsorciumi franko-italian do të punojnë bashkë për të përcaktuar prioritetet dhe nevojat për një prodhim të përbashkët të sistemit raketor anti-balistik SAMP-T.
Sistemi S-400 është sistemi më i avancuar rus anti-ajror me valë të gjata veprimi që mund të shkatërrojë raketa balistike dhe të tjera. Është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe në të njëjtin moment mund të ndjekë deri në 300 caqe të ndryshme.